Pas Çiljetës një tjetër këngëtare ikonë i bashkohet PS-së: “Kanë investuar në art e kulturë”

329

Ditën e kaluar të gjithë u shokuam disi pasi mësuam se këngëtarja shumë e dashur e publikut, Çiljeta ka lënë pas dore Partinë Demokratike që e ka mbështetur prej vitesh për t’u bashkuar me PS-në madje bëri edhe lëvdata të shumta për Erion Veliaj.

- PUBLICITET -

Sakaq, mësohet se një tjetër këngëtare ikonë i ka hyrë poltikës për t’ju bashkuar edhe ajo fushatës së Partisë Sociale. Rovena Dilo flet gjithashtu për Lali Erin dhe partinë e tij dhe thotë se ata kanë investuar në art dhe kulturë.

“Mbështes nismat e Erionit. Më pëlqen që Erioni vetë investon në kulturën e qytetit. Për shembull, ka hapur shumë biblioteka në Tiranë dhe kjo më pëlqen jashtëzakonisht. Ju lutemi, energjinë që keni lidheni me pasionin, lidheni me formimin tuaj, lidheni me shpirtin tuaj, sepse në momentin që do jeni vetëm energjik dhe pa këto të tjerat, nuk do shkoni gjatë larg dhe nuk do keni dashurinë e vërtetë për njerëzit”, u shpreh Rovena Dilo

- PUBLICITET -