“E bëja kot për spektakël” Befason Artan Hoxha: Në këto zgjedhje kam votuar 7 herë brenda ditës

272

Situata politike në vend nuk ka ngelur pa u komentuar dhe nga gazetari investigativ Artan Hoxha.

- PUBLICITET -

Ky i fundit i ka befasuar të gjithë kur ka thënë se në zgjedhjet e vitit 1996 ka votuar 7 herë brenda ditës.

Që atëherë, Hoxha u shpreh se nuk ka hyrë më për të hedhur votë në asgjë zgjedhje.

“Në 1996 shteti funksiononte si bandë, përveç atyre që solli nga bota e atyre qe benin veprime te jashtligjshme. Unë nuk kam votuar më nga 1996. E kam deklaruar edhe herë tjetër, kam votuar 7 herë brenda asaj dite. Kisha një letërnjoftim që e kisha marrë para viteve ’90.

E bëja kot për spektakël se nuk kontrollonte njeri. Në një moment u thanë komisionerëve të PS-së tërhiquni. PD për herë të parë dhe të fundit ka fituar bashkinë e Çorovodës, kandidat ishte xhaxhai i një kolegut tonë, i Sokol Bregut, ai ishte intelektual, por fitoi Skrapari”, tha gazetari për ABC.

- PUBLICITET -