SA HERE KANË QENË PA MASKË POLITIKANË E ZYRTARË NË TAKIME PUBLIKE/SONILA MEÇO: SHTYRJA PLOT PËRBUZJE E RAMËS NDAJ GAZETARES, DUHET REAGUAR

122

Nga Sonila Meço-Vetëm tani munda të ulem e të shoh me qetësi lajmet pas një dite të gjatë sa me të voglën, sa me prindërit e lodhur nga pleqëria në pandemi, sa me punë që nuk i bën dot gjatë javës, të afërm që të kërkojnë ndihmë në vendin ku duhet të presësh bamirës se shteti funksionon veç për një grusht të privilegjuarish…dhe si për të më dhënë goditjen finale pas qafës së dhimbshme nga lodhja e stresi më del para syve një dorë e vrazhdë që shtyn keqaz një gazetare që nuk mban maskë teksa është gjendur atypari për lajmin e fundit e në nxitim i ka drejtuar kryeministrit e ministres së shëndetësisë mikrofonin.

- PUBLICITET -

Historianët do të kenë boll lëndë të parë për të dokumentuar qeverisjen e një piktori që nuk e konsideroi dot veten kurrë politikan tipik, por lypës shembullor e arrogant atipik. Por kjo shtyrje harbute, fyese, denigruese, agresive e një gazetareje në krye të detyrës, që tek e fundit si çdo qytetar që thyen një rregull sado jobindës, por të vendosur do duhej të trajtohej me gjobë do të jetë simbolika më thelbësore e erës që shoqëroi këtë qeverisje: heshtja dhe servilizmi i grave, vajzave, shoqërisë civile, medias, qytetarëve të thjeshtë përballë arrogancës së liderit. Dhe do gjykohemi si të vdekur të gjallë që heshtëm mbi gjëra që kanë rëndësi.Imagjinoni sa here kanë qenë pa maskë politikanë e zyrtarë në takime publike, të tjerë që e ulin maskën për të folur mes një ambjenti të mbyllur dëng, pa asnjë pasojë, ndërsa Edona Haklaj duhej të provonte edhe shtyrjen plot përbuzje të liderit, që ende buçet me verdiktet si nga maja e Olimpit:

“Maska nuk mbron!”.Por populli e kaloi me qetësi atë pohim, nuk e shtyu i neveritur as liderin e as zyrtarët mendjendryshuar.Po as vetë nuk reagova kur më sulmoi drejtpërdrejt me një vrer verbal në krye të detyrës për të kontrolluar ankesat e qytetarëve për 127-ën.Nuk folën shumë kolege e gra të medias, të shoqërisë civile as kur fyhej Ambrozia, as kur përçudnoheshin gratë kandidate për deputete…Dhe ndoshta ky është mëkati ynë i madh që sot e pagoi Edona, heshtja e gjatë e njerëzve të mirë.

- PUBLICITET -