Panik në Shkodër/ Po udhëtonte me autobuz, ndërron jetë një grua. Tronditen qytetarët (video)

1032

Një tjetër ngjarje tronditëse është regjistruar sot në Shkodër.

Mësohet se një grua rreth të 60-tave ka ndërruar jetë teksa po udhëtonte me autobuzin e linjës Fermentin-Bahçarllëk.

Qytetarët që ndodheshin aty, kanë parë të gjithë skenën dhe i kanë dhënë ndihmën e nevojshme.

Por për fat të keq ajo nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në vend, pasi pësoi një atak kardiak.

Autobusi ka ndaluar, duke nxjerrë jashtë të gjithë qytetarët.