Nuk i kishte vendosur maskë qenit, policia i hedh gaz lotsjellës/ Qytetarja: M’u bllokua frymëmarrja, mund të vdisja

Një ngjarje ka shqetësuar opinionin publik, disa ditë më parë në Kosovë, ku një qytetare është sulmuar me gaz lotsjellës nga një oficer policie.

Emina Haxhiu foli për ngjarjen në emisionin “Shqipëria live”. “Të dielën dola nga shtëpia, për të nxjerrë qenin, të cilin e kisha me litar. Policia më ndaloi dhe më tha pse nuk ka maskë qeni. U mundova ta sqaroj që qeni është vetëm 8 muajsh dhe nuk ka nevojë për maskë. Polici u drejtua me arrogancë. Donte të më gjobiste 500 euro. I pyeta ku bazohen, te cili ligj, instistova ku bazohej. Filluan të bërtasin, qeni nuk reagoi fare, u mblodhën shumë qytetarë, më pas nuk mbaj mend, më erdhi gazi lotsjellës, ishin 4 policë, më pas erdhën 2 të tjerë”.
Sipas Eminës, nuk ka pasur më parë probleme me policinë, ndërsa shton se gazi lotsjellës i rrezikoi jetën sepse vuan nga astma alergjike. “Kam astmë alergjike, më filloi reaksioni në trup, m’u bllokuan rrugët e frymëmarrjes. Pastaj kërkova ndihmën e shpejtë, mora oksigjen. Nëse nuk do të kishte ardhur ndihma e parë, mund të më rrezikohej jeta, sepe m’u bllokuan t gjitha rrugët e frymëmarrjes”.
Oficerin e policisë, thotë se nuk e ka parë më, ndërkohë që po kryen procedurat denoncimit ndaj tij, ndërsa për gjobën do të vendoset me vendim gjykate, sa duhet të paguajë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...