Nuk dinin çfarë të thonin… “Dua të jem pranë familjes”, u lanë jashtë listës, socialistët në “siklet”

Disa prej tyre ulin kokën duke pranuar vendimin e shefit të qeverisë, disa të tjerë janë kryelartë dhe thonë se largohen nga politika për të qëndruar pranë familjes.

Përpara seancës së sotme plenare, deputetët socialistë të lënë jashtë listës së kandidatëve në skuadrën e 25 Prillit, nuk i shpëtuan vëmendjes së gazetarëve. Musa Ulqini shprehet se i ka shërbyer qytetarëve dhe socialistëve për 25 vite.

“Unë jam shumë i emocionuar të them që kam qenë i nderuar që i kam shërbyer qytetarëve shqiptarë dhe socialistëve për 25 vite rresht. Është një nder që më është bërë mua. Jam përpjekur ta justifikoj duke ofruar një model në politikën shqiptare dhe jam udhëhequr nga parimi që ndershmëria është politika më e mirë”, shprehet Musa Ulqini.

Ndrsa Fatmir Velaj thotë se Rama e ka autorizuar për të bërë bashkë një pjesë të rrugës dhe tani do të kthehet te familja e tij në Vjenë.

“Më ka autorizuar Edi Rama për të bërë një pjesë të gjatë të rrugës. Për të bërë këtë rrugë i duhen njerëz për etapa të caktuara. Nëse ai niset për në Kinë ai nuk mund të marrë njërin këtu deri në Kinë. Ishte një vendim i përbashkët dhe atij i duhej dikush tjetër. Unë deri javën tjetër jam deputet, kam një familje që jeton një Vjenë”, thotë Velaj.

Nga disa muaj, tashmë Eglantina Gjermeni shprehet se ka gati një vit që i ka thënë kryeministrit Edi Rama që nuk do të jetë dhe zgjodhi ta bëjë publike pikërisht në prag të zgjedhjeve.

“Kam gati një vit që i kam thënë kryeministrit që nuk do të jem”, shprehet Gjermeni.

Luan Harusha thotë se edhe pse është larguar do të vazhdojë të punojë për socialistët. “U largova vetë. Do të punoj për socialistët”.

Edhe Edmond Leka shprehet se zgjodhi të tërhiqet me vendim personal për të qenë pranë familjes dhe thotë se nuk ka dijeni që kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli është jashtë PS.

“Ishte vendimi im personal sepse kam vite që kontribuoj në politikë dhe duhet t’i përkushtohem në shumë familjes. Unë nuk e di që kryebashkiaku i Vlorës është aktiv dhe merr pjesë në takime me elektoratin”, thotë ai./mv.abcnews.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...