Gjoni me tone të ashpra për Bozon: Pa iu dridhur qerpiku, flet për komunizmin! Në Gjermani do të ishte arrestuar

Ralf Gjoni ka kritikuar ashpër Luljeta Bozon, kandidaten për deputete në listën e PS në Tiranë duke thënë se del e flet për komunizmin pa iu dridhur qerpiku.

Sipas tij, nëse do të ishte në Gjermani, Bozon do ta kishin arrestuar dhe nuk do t’i lejohej që të kërkonin vota për tu futur në Kuvendin e Shqipërisë. Pas të gjithë kritikave, Gjoni debatoi me kryetarin e Kuvendit, i cili vendosi ta përjashtojë nga salla.
Gjoni: Luljeta Bozo del pa iu dridhur qerpiku glorifikon sistemin e vjetër totalitar komunist në Shqipëri kur i madhe i vogël e dinë çfarë krimesh janë kryer gjatë asaj periudhe. Mikesha ime Jonila Godole e ka shkruar bukur që ka të paktën dy rezoluta për krimet. Ta dini mirë ju që jeni në listë dhe jeni përjashtuar nga lista e Tiranës. Ta dini mirë që e keni futur veten në listë me një person në krye që glorifikon regjimin komunist.
Na shitet si zonjë e nderuar që udhëheq listën e Tiranës. Në Gjermani do të ishte arrestuar dhe asnjë prej këtyre personave, qoftë ata që glorifikojnë dhe ata që kanë shërbyer, nuk do të kërkonin votë për tu futur në këtë godinë.
Kjo edhe sikur të kishte kaluar një muaj në SPAÇ, si do fliste sot? Pronën na e morën, na e tjetërsuan dhe nuk na e kthyen kurrë. Varfërinë e rritën dhe më keq se kaq, futën spiunllëkun në palcë të familjes, kultivuan lëpirjen e servilizmin dhe mos u çudisni që këta servilë e militantë, sot kthehen në horra dhe bëjnë shfaqje të shëmtuara si ajo që bëjnë në Elbasan.
E përsëris thirrjen para zgjedhjeve, mos bojkotoni por futini kryq këtyre partive sepse ky popull është mërzitur dhe nuk duhet ta lejojmë të vazhdojë të mbretërojë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...