“Deshe të bëheshe kryeministër?” Fevziu tregon historinë me politikanin shqiptar

231

Gazetari i njohur Blendi Fevziu ka rrëfyer mbrëmë një histori të treguar nga shkrimtari Teodor Keko para shumë vitesh, për të theksuar kështu koston që ka fakti i të angazhuarit në politikë.

“Një histori që ma ka rrëfyer Teodor Keko: Po shëtisja me gruan në bulevard. Ngre kokën dhe shoh në dritare Leka Meksin. I thashë: Deshe të bëheshe kryeministër? Rri aty tani. Ja si shëtis unë me gruan”.

Fevziu: Në parim media në Shqipëri ka dështuar

I ftuar në programin “Të paekspozuarit” Fevziu shtoi gjithashtu se media në Shqipëri ka ndryshuar përgjatë viteve të fundit dhe ky ndryshim nuk është aspak pozitiv.

-A mendoni se media është e njëanshme dhe një pjesë e saj e blerë?

Fevziu: Në parim ne kemi dështuar.

Ne nuk kemi parë të jepen televizione me qira 30 vjet pas pluralizmit.

-Hapen emisione dhe portale pa fund. Sa herë ke diskutuar me kolegët për shkrimet që botoje? Tani jemi në një situatë që thjesht themi fute.

Fevziu: Partitë që shiten, karagjozllëku më i madh

-Di që janë shitur disa parti. Nëse ka karagjozllëk më të madh është rendja e kryetarëve të partive të vogla që të shesin ato. A është ky element i demokracisë?

Fevziu: Rezultati në Shqipëri nuk përcaktohet me sondazhe