Atëherë kam ditëlindjen”, Basha ‘bëhet lëmsh’: Pelegrinazhi i kishës së Laçit mbaron në 13, me 12 e kam mendjen…

255

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përmbyllur me një ndalesë në Kurbin vizitën e tij në Shkodër.

- PUBLICITET -

Ndërsa ka përshëndetur për mikpritjen banorët e Kurbinit, Basha në një video live u ngatërrua me datat kur tha se sonte nis e marta e parë e pelegrinazhit në Kishën e Laçit që përfundon në 13 qershor.

Ky detaj nuk u ka shpëtuar të pranishmëve, teksa kanë korrigjuar Bashën se nata e shenjtë e këtij pelegrinazhi nuk është 12-ta siç citoi kryedemokrati.

“Në emër të kurbinasve, sonte rastësisht, absolutisht rastësisht, takim i paplanifikuar dhe i cili nuk e shlyen borxhin për të ardhur këtu, për të takuar, për të prezantuar kandidatët më të mrekullueshëm tanë që janë mirëpritur nga Kurbini, Mirdita, Lezha, Shkodra, Vlora e Shqipëria se janë njerëz me integritet, janë njerëz që do të punojnë për shqiptarët.

Ju përshëndes nga Kurbini në këtë të martë që është të shenjtë për katolikët e lidhet me Kishën e Shna Ndout. Por është edhe e marta e parë e Shna Ndojit, që do përfundojë pelegrinazhin më 12 qershor kur Shqipëria do të marrë pjesë…, me 13, me 12 e kam mendjen…

Behari më korrigjon, me 12 është datëlindja ime, me 13 është nata e Shna Nojit”, tha Basha.

 

- PUBLICITET -