“Arti dhe humori i Shkodrës s’ka lidhje me batutat e Ramës,” Basha takohet me artistë dhe qytetarë

Kreu i PD Lulzim Basha në kuadër të fushatës elektorale këtë të martë ndodhet në Shkodër ku dhe është takuar me disa artisë të këtij qyteti.

Basha nga Shkodra ku është takuar dhe me aktorin Zef Deda është shprehur se do të punojë për të kthyer institucionet në duart e njerëzve.

“Ne duam që institucionet tua kthejmë njerëzve. Unë jam me ju njerëz kulture dhe të artit pir ekonomia është problemi kryesor në vendin tonë. Nuk do të jem vetëm kryeministër dhe i qeveri e ekonomisë, por dhe e dijes, e artit e sportit. Flasim për shkollat. Arti kultura dhe sporti janë lënë pas dore në shkolla tona. Ne do të shtojmë dhe do të zgjatet orari mësimor deri në orën katër. Shkodra do të ketë drejtorinë e vet Arsimore dhe Lezha të vetën. Ne do të risjellin këto shërbime afër njerëzve.

Një përvojë të suksesshme që e përdorin dhe vendet e tjera si Holanda që është dekocentrimi, që disa institucione të mos jenë vetëm në Tiranë por energjia, fluksi që gjenerojnë të shpërndahet. Arti dhe humori i Shkodrës nuk kanë lidhje me batutat e Ramës, humori s’është denegrim”, ka thënë Basha.e.su./abcnews.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...