Një ngjarje e pazakontë është raportuar ditën e sotme në Krongj, pranë Syrit të Kaltër. Nga fotot e shpërndara në rrjetet sociale shihet se është hapur një gropë me diametër 10 metër dhe me një thellësi 6.
- PUBLICITET -
Nuk janë të ditura arsyet se përse ka ndodhur ky fenomen, ndërsa kujtojmë se kushtet atmosferike ditën e fundit ka sjellë ulje të temperaturave dhe reshje shiu, të cilat nuk dihet nëse ka shkaktuar gropën e krijuar e cila është e mbushur edhe me ujë.
Sakaq policia duket se ka vendosur edhe një perimetër për të mbajtur banorët larg zonës.
- PUBLICITET -