Teksa ka komentuar sot përplasjen mes simpatizantëve të PS dhe PD në Elbasan, gazetari i njohur Artan Hoxha tha se e gjithë skena është bërë me qëllim.
Sipas tij të dyja palët duan të shkatërrojnë LSI në këtë qark.
“Nëse ka një forcë që duhet të ulërijë sot në këtë qark, pasi është në trysni është LSI-ja. Nuk ka pasur përplasje mes militantëve të PS-së dhe PD-së, por ka ndodhur vetëm me LSI-në pasi qëllimi është për ta shkatërruar këtë forcë politike në këtë qark. Në momentin që kjo gjë ka ndodhur ndaj LSI-së do të thotë se ka një marrëveshje që është mes PD-së dhe PD-së”, tha Hoxha.