Diçka po zien…?! Pas divorcit me Ramën, Ditmir Bushati takon një nga kritiket më të forta të kryeministrit (Fotolajm)

Ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati, i nxjerrë jashtë listave të socialistëve si kandidat për zgjedhjet e ardhshme, ka pasur një takim me ish-deputeten Arta Dade. ”Sebepi” i takimit duket se ka qenë ditëlindja e Dades, të cilës Bushati i uron qindra vite të lumtura, dhe e ka surprizuar me një buqetë lulesh.

“Kënaqësi të ndaja disa çaste me Artën, në ditën e saj të lindjes! Edhe 100 vite të lumtura Arta!”, shkruan Bushati në rrjetet sociale. Padyshim përpos ditëlindjes, mes dy politikanëve të majtë, nuk është lënë pa përmendur as situata politike në vend, e veçanërisht ajo brenda partisë ku investuan shumë vite kohë të dy.

Bushati tashmë shihet si një prej rivalëve të Ramës, por nuk dihet ende nëse ai do të ketë ndonjë lëvizje brenda partisë, për të marrë kryesimin. Ndërkohë Dade, në një intervistë të disa ditëve më parë në Fax News, nuk e fshehu zhgënjimin e saj për listat e socialistëve, ku tha se imazhi nuk mund të riparohej nga figura si Najada Çomo apo Luljeta Bozo, të cilat nuk kanë dhënë asnjë kontribut për partinë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...