VAU DEJËS, MJERIMI NË FAMILJEN PLEPI, APEL PËR NDIHMË

Kjo është familja Plepi e cila jeton në fshatin Pistull të bashkisë Vau Dejës. Përveç problemeve financiare në të cilat ndodhen dy nga pjestarët e kësaj famijeve vuajnë nga një sërë problemesh shëndetësore. Edhe pse vetëm 33 vjeç kryefamiljari Bledar Plepi e ka të pamundur të punojë sepse është invalid. Ndërkohë vajza e tij 7 vjeçare Elisa vuan nga sëmundja e epilepsisë. Në mënyrë që Elisa e vogël të merrte mjekimin e duhur Bledarit i është dashur të merrte kredi në bankë.

Ndonëse njerëz të ndryshëm i kanë ndihmuar për t’u ushqyer sërish iu është dashur që të marrin ushqimet me listë në marketet e lagjes në pamundësi për t’i paguar.

Nevojat e kësaj familje janë nga më të ndryshmet por për kryefamiljarët kryesorja është shëndeti i vajzës. Ndërkohë ata i bëjnë thirrje atyre që kanë mundësi që t’i ndihmojnë.

Prej më shumë se 17 vitesh familja Plepi jeton në këtë gjendje të vështirë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...