U frymëzua nga Aldo Morning Show, Anastasi flet për shokun që humbi shikimin dhe kujdesej për…

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë i ftuar Anastasi i cili është 73 vjeç dhe tregon se ka humbur bashkëshorten e tij para 1 viti. Përmes “Aldo Morning Show” në Tv Klan, ai gjeti një partnere tjetër sepse të kalosh vetëm pleqërinë është shumë e vështirë sipas tij.

Anastasi, i frymëzuar edhe nga një temë tjetër që është trajtuar tek “Aldo Morning Show”, ka ardhur të rrëfejë historinë e shokut të tij të shkollës së mesme. Anastasi shprehet se kur u njoh me bashkëshorten ai i ka kërkuar mendim shokut të tij Agronit, ku i tha fjalët më të mira për të. Më pas ata u shkëputën duke parë jetën e vetë dhe Anastasi dëgjon nga dikush që ai ka humbur shikimin dhe kjo gjë e ka lënduar. 73-vjeçari ka ardhur sot për të gjetur shokun e tij që ka rreth 47 vite pa e takuar.

Anastasi: Aldo një ditë pati një temë para një muaji, nuk e mbaj mend mirë, por thelbin e kam. Nëse ju jeni martuar me një grua, por ajo ka një fëmijë me vete, a do të rrezatonit ju dashuri për fëmijën e saj? Dhe mua mu kujtua një rast tepër konkret me një shokun tim 40 vite kaluar. E thashë do flas, e kërkova Aldon dhe fola dhe i tregova pa i thënë emrin e shokut që ai e donte fëmijën e gruas në një kohë që ai ishte 24 vjeç. U martua, ajo grua për një fatkeqësi ishte ndarë, kishe një djalë 3 vjeç dhe shoku im e merrte përdore fëmijën e gruas, shëtiste me të dhe e mbante dhe në krahë. Më thanë pas disa kohësh ka humbur dritën e syve dhe unë e ndjeva keq, por djali i gruas që e mbante përdore ia ka shpërblyer me të njëjtën dashuri që ia ka shpërblyer ai fëmijës. Djali e mbante përdore që mos rrëzohej tek shallët.

Ardit Gjebrea: Si e ka emrin shoku jot?

Anastasi: Agron Memushi.

Ardit Gjebrea: Dhe shoku juaj mashinist iu tha që ai ka humbur shikimin.

Anastasi: Po kur ma tha këtë, unë nuk u ndjeva mirë. Pas kësaj ne u shpërndamë në rajone të ndryshme të Shqipërisë. Që prej asaj kohe ne u ndamë. E kisha takuar disa herë sepse ishte shofer i drejtorit të hekurudhave. Kur vinte ndonjëherë në rajonin e Prenjasit, Pogradecit e takoja ndonjëherë, më vonë nuk munda ta takoj më.

Ardit Gjebrea: Ju thatë se keni qenë në shkollë bashkë?

Anastasi: Paralele, maturantë dhe meqë ishim shokë i them Agron, njoh një vajzë që punon në portin detar është saldatore, dekoruar disa herë, punon shumë, por që unë e dua dhe ia kam shprehur disa herë, çfarë më sugjeron? I tregova emrin Liri Balla, e më tha është vajzë e shkëlqyer dhe çfarë kërkon tek ajo, ke për t’i gjetur. Agroni ma sugjeroi dhe unë me atë vajza jetova 47 vjet. Unë kalova një rini 47 vjet. Agroni u njoh me bashkëshorten dhe më thonë që ka marrë një alamet vajze, ka pasur një fëmijë me vete, gjë që është njerëzore dhe ndodh. Pas kësaj lajmi i keq ishte se ai kishe humbur dritën e syve dhe nuk munda ta verifikoja sakte se unë ika në ’91-shin në Athinë. Emri im ka qenë Hasan Biçaku por u detyrova ta ndryshoj sepse kur e dëgjonin emrin Hasan, Hysen ata nuk ndiheshin mirë dhe nuk na merrnin në punë.


Pasi rrëfeu historinë, stafi i emisionit “E Diela Shqiptare” e gjeti Agronin dhe ai u bë pjesë e emisionit. Në fillim Agroni nuk e njohur shokun e tij Anastasin sepse kanë kaluar shumë vite. Gjëja që e surprizoi më shumë Anastasin ishte fakti që Agroni shikonte dhe nuk ishte i verbër siç ka menduar gjithë këto vite. Pasi kujtuan momente nga koha që ishin shokë, ata u takuan dhe u përqafuan të lumtur. /tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...