Rrëfimi i Tinka Kurtit: Si e nisa karrierën dhe dhimbja e madhe për humbjen e djalit

Aktorja e madhe Tinka Kurti mbrëmjen e djeshme ishte e ftuar në programin “Dua të të bëj të lumtur”.

Ajo u thirr nga një vajzë nga Kosova, të cilës i kishte vendosur emrin para 21 vitesh,, kur vetë prindërit e saj kishin takuar Tinkën dhe ia kishin kërkuar vetë këtë gjë.

Gjatë rrëfimit aktorja rrëfeu momente nga rolet e saj gjatë karrierës, por vend të veçantë për të zinte roli i saj i parë.

“E mbaj mend herën e parë që aktrova, ishte një rol nuseje që po martohej pa dëshirën e saj dhe normalisht po qaja. Aty regjisori më pyeti se pse po qaja dhe kur i’u përgjigja më tha që nuk kisha lidhje me këndimin, por direkte duhej të bëhesha aktore”, u shpreh Tinka Kurti.

Gjithashtu Kurti foli edhe për dhimbjen e saj më të madhe, humbjen e djalit, ku rrëfeu se prej 3 vitesh që djali i saj nuk jeton më, ajo nuk ka dalë në asnjë skenë.

“Po flisja me të në telefon dhe një orë më vonë më merr nipi e më thotë që babai nuk do vijë të të takojë nënë sepse ai sapo ndërroi jetë…”, tregoi aktorja.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...