Prekëse/ Lindi në reanimacion, momenti emocionues kur nëna takon foshnjen për herë të parë (VIDEO)

99

Mëngjesin e sotëm ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e ka nisur me një video prekëse.

- PUBLICITET -

Gjatë pamjeve emocionuese shfaqet një nënë e re e cila ka sjellë në jetë vajzën e saj teksa ishte në terapi intensive.

Nëna e re, Fabiola shprehet se i neglizhoi simptomat e C OVID19, ndërkohë që arriti në një pikë shumë të rëndë për shkak të kësaj sëmundjeje dhe përfundoi në reanimacion.

Ishte një sfidë shumë e madhe si për mua dhe për vajzën. Ishte një neglizhencë pak nga ana ime dhe nuk i vura rëndësi simptomave të para, por arrita në një pikë shumë të rëndë. Në reanimacion kam bërë lindjen në mënyrë shumë urgjente. Atje pata një shërbim shumë të shkëlqyer. Falenderoj stafin e maternitetit’, shprehet Fabiola.

REAGIMI I PLOTE I MINISTRES OGERTA MANASTIRLIU

Fabiola dhe Najla janë luftarake, edhe kur jeta për nënën e re dhe foshnjen e saj, varej në një fije të hollë shprese, në përballjen e vështirë me #covid19.

Pas ndërhyrjes delikate të ekipit të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” dhe #QSUT, ditëve të vështira në terapinë intensive, ky është momenti magjik, me emocion të papërshkrueshëm, kur Fabiola sheh për herë të parë foshnjen e saj

#Krenare për punën e palodhur dhe profesionalizmin e mjekëve dhe infermierëve tanë

https://m.facebook.com/watch/?v=789331792014111

- PUBLICITET -