Ndodh çudia ne Theth….

Kjo është një borëpastruese e cila ndodhet në zonën e Qafë Thores që lidh Shkodrën me Thethin. Është një prej pronarëve të subjekteve atje që ka blerë me paratë e veta këtë borëpastruese për të hapur rrugën nga Boga deri në Theth. Ky mjet funksionon vetëm për borën e sapo rënë dhe jo në rastet kur bora mund të ketë disa kohë në rrugë. Fakti që këto ditë k patur sërish reshje bore në Qafë Thore ka mundësuar vënien në funksion të kësaj borëpastruese duke bërë hapjen e disa kilometrave të rrugës.

Pak kohë më parë disa mjete të ushtrisë u dërguan për të hapur rrugën e bllokuar të Thethit nga reshjet e borës por rezultoi e pamundur pasi reshjet u përsëritën duke bërë që edhe ajo pak rrugë që u hap të bllokohej sërish. U desh të pritej ardhja e pranverës për të tentuar hapjen e rrugës nga Boga deri në Qafë Thore ndërsa një ndihmesë të madhe po jep kjo borëpastruese e siguruar nga njëri prej subjekteve atje ndërsa një ndihmesë kanë dhënë edhe pronarët e tjerë të bujtinave të Thethit.

Tashmë mjetet e ushtrisë mund të vijojnë sërish punën duke e patur më të lehtë hapjen e rrugës së Thethit për shkak të ndihmës që jep kjo borëpastruese. Nëse nuk do të ketë reshje të tjera bore atëherë pritet që brenda 3-4 javëve rruga të jetë e hapur nga Boga deri në qendër të fshatit turistik të Thethit. Ajo që kërkojnë subjektet që kanë mundësuar këtë borëpastruese është që në të ardhmen institucionet përkatëse t’i mundësojnë të paktën karburantin duke qenë se si makineri e kanë blerë më paratë e veta. Edhe pse tentativat për hapjen e rrugës së Thethit kanë nisur prej kohësh deri më tani një gjë e tillë nuk është arritur.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...