I thuri vargje Metës, flet rapsodi: Sikur të ishte ai në krye të opozitës, Basha nuk është lider

Ka vetëm pak orë që ka dalë por po bën xhiron e rrjeteve sociale. Rapsodi Gëzim Ahmetaj i kushtoi një këngë Presidentit Ilir Meta pas sherrit që ai pati me punonjësit e bashkisë.

Klipi i këngës “Jetë të gjatë o Ilir Meta“ paraqet disa nga momentet me pikante të aksionit të kreut të shtetit ndaj qeverisë duke dalë jashtë rolit të tij si president.

Por cila ishte arsyeja që rapsodi thuri vargjet, a lidhet kjo edhe me ngjarjen e djeshme, përplasjen e Presidentit me policinë bashkiake te zyrat e FRD-së?

Ai thotë se “Ideja më lindi bashkë me një shok, i cili është poet. Duke parë gjendjen në Shqipëri, kërkush më shumë se ai nuk po e mbron Kushtetutën si rregull, se opozita kuptohet si është…mua m’u duk e arsyeshme, i thashë atij, “do ta bëj unë më tha”. Për ta kënduar e mora vetë për sipër dhe e bëra për tre ditë”.

Pra nuk ka lidhje me ngjarjen e djeshme? “Eshtë bërë përpara, kjo është e vërteta, nuk mund të gënjej”. Apo ishte me rastin e 2 marsit, një vit nga mitingu i vitit të kaluar? “Edhe nga kjo, vjet isha në tubim. Kurrë nuk kam njohje me Ilir Metën, por arsyeja kjo ishte” tha ai.

Ju ka ardhur ndonjë mesazh nga Presidenti? “Jo, jo, as nuk i pres ato punë”. Gëzim Ahmetaj i ka thurur këngë edhe Sali Berishës e Azem Hajdarit, por cfarë të përbashkëte kanë tre personazhet që Rapsodi zgjodhi për t’u kënduar? “Të tre janë atdhetarë” tha ai për Abcnews.al.

Po kënga e radhës për cilin do të jetë, Rama, Basha apo Kryemadhi? “Jo, jo, asnjëri, më këta të tjerët nuk kam punë me asnjë”. As Basha s’i plotëson kushtet për këngë? “Jo, jo, as për këngë, për mua nuk është lider, nuk harxhoj kohë me këta të tjerët”. As Rama? “Mos more burrë”. Po Kryemadhi? “Nuk u këndoj grave unë, burrave”.

Keni ndonjë mesazh për zgjedhjet? “Ishalla fiton opozita në 25 prill, kjo është kryesorja”. Ju keni simpati për Presidentin, do ta bënte më mirë po të ishte në krye të opozitës? “Oh, si nuk e bën, shumë më mirë” përfundoi ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...