E quajtën tradhtar të ekipit/ Ronaldo shënon 3 gola në pjesë të parë dhe bën gjestin që….

Cristiano Ronaldo shënoi një 3-golësh në pjesën e parë të ndeshjes ndërmjet Juventusit dhe Cagliarit.

Superylli portugez ka marrë kritika të shumta pas eliminimit të Zonjës së Vjetër nga Liga e Kampionëve që në 1/8 nga Porto.

Dhe ai ka reaguar ndaj kritikëve me tre gola të shënuar në pjesën e parë: një me kokë, një nga penalltia dhe një gol të bukur me këmbën e majtë.

Ajo që ka nxitur reagime në rrjete sociale, ishte mënyra e festimit të CR7, i cili u drejtua nga kamerat dhe e drejtoi gishtin pranë veshit të tij.

Ndërkohë, është raportuar se agjenti i 36-vjeçarit ka diskutuar me Florentino Perez për mundësinë e kthimit të Ronaldos te Real Madrid.

Sipas mediave italiane, Juventusi është i gatshëm ta lejojë largimin e tij për 29 milionë, megjithatë drejtori Fabio Paratici ka thënë se Cristiano “përfaqëson të ardhmen e Juventusit”.

Top Channel

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...