E fundit në listë, kandidatja socialiste: Edi Rama e vetmja e mirë që ka Shqipëria

466

Kjara Adhami, kandidate për deputete të Partisë Socialiste në Përmet ka bërë prezantimin e saj duke treguar pse duhet që qytetarët ta mandatojnë për të hyrë në Kuvend pas 25 Prillit.

- PUBLICITET -

Në një video të shpërndarë nga PS, Adhami thotë që do të bëjë gjithçka për të votuar për të vetmen të mirë që sipas saj ka Shqipëria, PS dhe Ramën kryeministër.

“Përmeti për mua do të thotë shumë.Prandaj unë do të bëja gjithçka për të votuar të vetmen të mirë që ka sot Shqipëria, Partinë Socialiste me Edi Ramën kryeministër. Unë dua që me eksperiencën time dhe vlerat e kultivuara të jap kontributin tim në qytetin tim të origjinës”, shprehet Adhami.

Adhami renditet e fundit në listën e PS për Gjirokastrës, pranë jashtë “zonës” së sigurt, duke mbajtur numrin 6, pas Kosta Garos./mv.abcnews.al

- PUBLICITET -