Zemrën e tyre s’e ka njeri, këto shenja dinë si t’ju bëjnë të magjepseni pas tyre

101

Disa shenja kanë lindur për të qenë të dashura dhe të sjellshme. Janë jashtëzakonisht miqësorë dhe për këtë arsye duhet t’i mbani pranë vetes. Shigjetari, Ujori, Peshqit dhe Peshorja njihen si shenjat më pozitive të Horoskopit.

- PUBLICITET -

Shigjetari

Shigjetari i urren dramat, nuk i pëlqejnë ankesat, prandaj përpiqen ta mbajnë mjedisin sa më pozitiv duke zgjidhur problemet përreth. Ky qëndrim miqësor zbulon shoqërinë e Shigjetarit, i cili mbron vetveten dhe është i rrethuar nga miq besnikë. Është në gjendje ta kthejë çdo situatë të keqe në një histori të mirë duke riformatuar gjërat që po shkojnë keq në jetën e tyre dhe duke iu qasur gjërave me humor.

Ujori

Kush nuk e pëlqen Ujorin? Ai është mik i të gjithëve, pasi është jashtëzakonisht i shoqërueshëm, komunikues, argëtues dhe i hapur ndaj çdo lloj teme. Një karakteristikë që e bën më magjepsës është aftësia për të mos gjykuar askënd si dhe duke e jetuar jetën me ndershmëri, miqësi dhe liri. Kjo sjellje e Ujorit i bën njerëzit të ndihen të rëndësishëm.

Peshqit

Peshqit janë njerëz të shkëlqyer për t’u shoqëruar. Janë miqësorë, të relaksuar, nuk mbajnë inat pasi dinë gjithmonë si të falin gabimet e të tjerëve. Karakteristika e tij kryesore është aftësia për ta vënë veten në vendin e tjetrit. Ata tregojnë dashuri dhe miqësi përmes gjesteve të vogla. Kanë një instikt, janë të orientuar në grup, gjithmonë duke menduar për të tjerët.

Peshorja

Njihet si një ndër shenjat më simpatike të Horoskopit. Personat që i përkasin kësaj shenje janë zakonisht të kujdesshëm dhe gjithmonë përpiqen të vlerësojnë ndjenjat e tjetrit. Kjo karakteristikë e bukur i bën ata njerëz të shkëlqyer për t’i patur miq, pasi i urrejnë konfliktet dhe dëshira më e madhe që kanë është që të jetojnë në paqe dhe harmoni. Dëshira për t’i ndihmuar të tjerët e bën atë një njeri të rëndësishëm./abcnews.al

- PUBLICITET -