PROFIL – Greta, vajza e vogël e meshës së parë në Rrmaj që do të përfaqësojë Shkodrën në parlament

Jo shumë kohë më parë, doli një foto e një vajze të vogël, në vitin e largët 1990. Ishte shkëputur nga një video e radhë, e xhiruar gjatë meshës së parë në Shkodër, atëherë kur zyrtarisht akoma komunizmi nuk ishte dorëzuar. Ishte Greta Gjoni në atë kohë, sot Greta Bardeli (Gjoni). Vitet kanë kaluar dhe sot Greta po përgatitet të përfaqësojë Shkodrën në parlamentin shqiptar.

Asgjë nuk vjen apo nuk ndodh rastësisht. Kështu është edhe për Gretën. 16 vjeçe ajo do të niste rrugëtimin në strukturat e Partisë Demokratike. Zgjedhja erdhi natyrshëm sepse Greta vinte nga një familje e persekutuar nga regjimi dhe shembulli për tu ndjekur ishte ai i Zef Gjonit, babait të saj, ndër personazhet qendrore të zhvillimeve demokratike në Shkodër.

Hapat e hedhur nga Greta në strukturat e PD- së kanë qenë gradual, bashkë me shkollimin, edukimin, rritjen e saj profesionale. Sot Greta është Doktore Shkencash në Drejtësi, është avokate dhe pedagoge. Çdo gjë e arritur vetëm falë punës, përkushtimit por edhe vendosmërisë për tu realizuar si grua.

Ajo është e para grua si kryetare e Këshillit të Qarkut të Shkodrës, institucion të cilin e drejtoi me kompetencë, duke ndërtuar ura komunikimi e bashkëpunimi në interes të komunitetit dhe asnjëherë mure apo barriera penguese. Punonjësit e bashkëpunëtorët e saj në këtë institucion, flasin me shumë respekt për mënyrën e administrimit, të drejtimit, për frymën e punës në grup që ndërtoi.

Pavarësisht pozicioneve të rëndësishme si kryetare e Këshillit të Qarkut apo edhe si nënkryetare e PD- së, Greta ka preferuar që jetën e saj familjare, ta mbajë larg vëmendjes së mediave. Këtë pjesë të jetës së saj, ajo e ka ruajtur gati me fanatizëm, si një gjë të shtrenjtë dhe të pazëvendësueshme. Megjithatë, në rrjete sociale i gëzohet ndonjëherë, rrallë, sukseseve të dy fëmijëve tanimë të rritur.

Greta Bardeli (Gjoni) është padyshim ndër “gratë e forta”, të cilat fatmirësisht nuk i mungojnë Shkodrës. Ajo çfarë Greta ka demonstruar në këto vite, janë një sinjal i fortë se do të jetë një nga përfaqësueset më të denja të Shkodrës në parlament. /ShkodraWeb Media/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...