Pasi lajmi i ndarjes mori dhenë, po thuhet se J.Lo dhe Alex nuk qenkan ndarë

271

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë ende bashkë. Burime për “People” kanë treguar se dyshja po përpiqet të zgjidhë të gjitha problemet që kanë bashkë.

“Ata nuk u ndanë asnjëherë përfundimisht dhe s’kanë folur për këtë, por janë ende bashkë. Po kalojnë një rrugë të vështirë, por nuk janë ndarë”, tregoi burimi për “People”.
Ajo po punon në republikën domenikane ndërsa Arod ndodhet në Miami dhe për dyshen është e vështirë të shihen dhe takohen për momentin edhe për shkak të situatës së pandemisë.
Një burim tjetër ka treguar se me këtë periudhë të vështirë për dyshen nuk lidhet asnjë person i tretë siç është spekuluar. Ata po përpiqen të rregullojnë gjërat mes tyre./revistawho.com