Moti merr kthesën e madhe, mësoni si parashikohet të jetë koha, ja zonat që do përfshihen nga reshjet e shiut

275

Vendin e pret një fundjavë me vranësira të dendura me kthjellime të pakëta në veri e qendër, ndërsa në jug me vranësira e kthjellime.

- PUBLICITET -

Parashikohen reshje shiu në veri e pjesërisht në qendër, intensiteti i të cilave do jetë i ulët e përkohësisht mesatar në veri. Ndërkohë në male në veri pritet të ketë dëborë, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare e hera herës e vrullshme në bregdet. Për këtë shkak temperaturat do të pësojnë rritje ditën e diel. Valëzimi në dete do jetë i forcës 3 dhe 4 ballë.

- PUBLICITET -