Çfarë po ndodh me Bashkim Finon? “Forca kampion”, Braçe mesazh për kolegun socialist

664

Me anë të një postimi në rrjetin social, zv.kryeministri Erion Braçe shkruan një mesazh jo të zakonshëm për kolegun dhe socialistin Bashkim Fino.

- PUBLICITET -

Braçe thotë se ai po “lufton fort dhe po bën betejën e tij”. “Bashkim fino eshte nje shok, nje mik, nje koleg, nje socialist! Eshte me ne cdo dite ne beteje; Po lufton fort e po ben betejen e tij, tonen, ne gjithashtu po bejme betejen e tij, tonen, te perbashketen ne Lushnje, Divjake, Fier, Patos, Roskovec, Mallakaster;

Nje per te gjithe e te gjithe per nje, edhe per Bashkimin! Forca kampion”, shkruan Braçe, dhe ndan një foto të Bashkim Finos.

Ky mesazh i zv.kryeministrit vjen në një moment kur Fino mungon prej ditësh në skenën politike. Nuk dihet nëse është infektuar me koronavirus apo vuan nga ndonjë sëmundje tjetër.

- PUBLICITET -