Rikthehet sërish dimri? Surprizat e motit për javën e ardhshme do iu lejnë pa fjalë

282

Meterologia Adiola Bani ka zbuluar si do të jetë moti këtë fundjavë, e cila përkon dhe me ‘Ditën e Verës’. Bami tha se fundjava nuk do të jetë me diell, por kryesisht me prani të vranësirave, megjithatë temperaturat do të jenë të larta.

Sipas Banit, i gjithë muaji Mars, përshkruhet nga alternim i ditëve me diell dhe të ngrohta, me segmente më të shkurtra të motit të ftohtë dhe me reshje.

Duke filluar nga pasditja e së dielës, i gjithë vendi do të jetë kryesisht në pushtetin e reshjeve të shiut, dhe temperaturave më të ulëta.

“Kemi pasur një minidimër të vogël në mesin e kësaj jave, mëngjesi i sotëm ka sjellë një rritje të lehtë të temperaturave minimale, maksimumi parashikohet në 15 grade celsius, presim rritje sërish gjatë fundjavës, që do të shkojnë deri në 18-19 gradë celsius.

Sa i takon kushteve të motit, e shtuna do të sjellë vranësira dhe reshje të pjesshme shiu. E diela paraqitet pjesërisht me diell dhe vranësira, orët e vona të së dielës do të sjellin prezencë të reshjeve të shiut kryesisht në zonat malore. Nga e hëna dhe në vijim do të ketë një ulje temperaturash dhe prezence te reshjeve të shiut. I gjithë Marsi do të jetë me alternime të vranësirave dhe reshjeve, dhe ditëve me diell.

Presim që të kemi një Mars me reshje, po pa probleme në aspektin e përmbytjeve”, u shpreh Bani në një lidhje me skype për Fax News.