“Rama darkon me krerët e bandave” Basha bën denoncimin e fortë: Ja ku ndodhet restoranti

Lulzim Basha ka vijuar sërish takimet elektorale ku sot është ndalur në qytetin e Durrësit.

Më parë se të mbërrinte aty, kryedemokrati ka dalë me një video live nga makina e tij dhe u është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve.

Gjatë kësaj rubrike, Basha ka bërë një denoncim të fortë, ku sipas tij në restorantin e kryeministrit Rama, brenda në kryeministri një herë në 2-3 ditë shkojnë krerët e bandave të Shqipërisë.

“Po promovove kriminelët, trafikantët, po drekove e darkove me ta në Kryeministri, nëse kryeministri jep këtë model, çfarë pret nga specialistët? E di unë, e dini ju, e dinë mediat, restoranti privat në Kryeministri, një herë në 2 apo 3 ditë ka krerët e bandave të Shqipërisë, darkojnë me paratë tuaja në restorantin privat të Kryeministrisë.

Shqipëria ka nevojë për një kryeministër në lartësinë e pritshmërive tuaja. Një kryeministër që prioritet ka ndarjen e politikës nga krimi. me mua km garantoj se modeli do jetë ai i promovimit të specialistëve, sipas meritës. Për këtë do kemi ndihmën partnerëve tanë”, deklaroi Basha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...