Presidenti Meta përplaset me policinë bashkiake, futet me forcë në zyrat e FRD

Një përplasje mes presidentit Ilir Meta dhe policisë bashkiake është regjsitruar pak minuta më parë në zyrta e FRD-së. Shihet se ata janë përplasur fizikisht. Gjithçka ka ndodhur pasi policia Bashkiake ka shkuar për të boshatisur zyrat e FRD-së. Meta ishte thirrur në takim nga kreu i FRD-së, Sali Shehu.

Pas kësaj ka ndodhur edhe përplasja. Kujtojmë se FRD është bërë pjesë e koalicionit të PD-së. Sipas Bashkisë së Tiranës, zyra do të boshatisej, pasi FRD, nuk është një parti me përfaqësim popullor 1% në zgjedhjet e fundit.

Kërkesa e bashkisë së Tiranës:

Bashkia e Tiranës ka kërkuar që Fryma e Re Demokratike, duke zbatuar ligjin për ‘partitë politike’. Sipas këtij ligji Bashkia e Tiranës ka detyrimin që t’i japë ambiente për zyra partive politike që kanë përfaqësim në Kuvend apo kanë në përbërje një ish-President.

Sipas nenit 22, pika b, të këtij ligji “partitë parlamentare pajisen me ndërtesë për selinë e tyre qendrore dhe zyra vendore. Këtë të drejtë e ka edhe partia politike, mesatarja e votave të së cilës në tri zgjedhjet e fundit parlamentare ka qenë mbi 1 për qind në shkallë vendi”.Me ikjen e Bamir Topit FRD nuk plotëson asnjë nga kushtet e mësipërme, pasi tashmë nuk ka as deputet dhe as Presidentin. Bashkia nuk ka më asnjë detyrim t’ ofrojë zyra.

FRD nuk është parti me perfaqesim parlamentar dhe nuk ka as 1% të mesatares së votave në tre zgjedhjet e fundit. Ligji nuk e ngarkon bashkinë ë Tiranës të sigurojë seli për partite që nuk permbushin këto pika të ligjit. Bashkia e Tiranes ka vepruar njësoj edhe me parti të tjera si PDS e Paskal Milos, apo Demokristianët e Zef Bushatit, në momentin që nuk kanë përfaqësim në parlament. FRD është njoftuar sipas ligjit, disa ditë përpara dhe i është lënë koha e nevojshme për tëe marrë masat dhe lirimin e godinës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...