Prençi paralajmëron ‘tërmet’ brenda Partisë Socialiste: Rama do largohet! Ja kush do e marrë drejtimin e PS-së

Presidenti Ilir Meta është përplasur me policinë bashkiakë në zyrat e FRD, madje duke i paralameruar se do t’i fusë në burg.

Shemsi Prençi, kandidat i LSI-së për Durrësin, e ka quajtur të paligjshme ndërhyrjen e policisë në zyrat e FRD-së ditën e sotme. Sipas Prençit, ndërhyrja e sotme e policisë nuk i shërben Ramës, por kryetarit të Bashkisë së Tiranës, i cili synon të marrë drejtimin e PS-së, sipas Prençit. Prençi shprehet se ngjarja e sotme dhe incidenti me Dritan Lelin do t’i kushtojë shumë PS-së.

“Kjo ngjarja e sotme është turp. Starton një veprim që përbën grusht shteti. Kjo tregon që kryetarët e bashkisë janë kundër Ramës. Përveç Dritan Lelit ka dhe të tjerë kundër. Zoti Veliaj ka paralajmeruar kryeministrin Rama. Nuk ka pasur asgjë me FRD-në.

Veprimet e Erion Velisë zhysin në humbje të thellë Edi Ramën. Populli shqiptar nuk duhet të rrijë më në shtëpi por të bashkohet me FRD. Ozurpimi i shtëpisë edhe me kanun është shumë e rëndë. Ozurpimi i shtëpisë së një parite kur ka filluar fushatën është shkelje e të drejtave. Veprimet e Erion Velisë janë kundër Edi Rama.

Veliaj po shpalos çarjen e madhe që ka me Ramën. Gjithmonë jemi mësuar të shohim zbukurim të marrëdhënieve mes tyre. Kjo bëhet që të humbë pikë Edi Rama dhe nesër të marrë drejtimin e PS-së. Bashkisë nuk i duhet zyrat e FRD-së, por i duhet për të marrë PS-në.

Në pikëpamjen policore, unë jam person që ka, të drejtën morale, qytetare dhe juridike, për të ftuar Veliajn, policinë që të mos bëhen vegla të politikës qorre. Denoncimet e fundit të incineratorëve dhe tenderave të rrugës kanë karikuar keqas njerëzit në pushtet për të vazhduar të mbajnë pushtetit,” u shpreh ai për Fax News.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...