“Le të jetë kriminel” Halit Valteri i shokon të gjithë: Po më bëri vota, i them 100 herë faleminderit

Deputeti i opozitës së re Halit Valteri i ka befasuar të gjithë me deklaratën e tij të fundit mbrëmjen e djeshme.

I ftuar në “Politikon”, ai u shpreh se nëse një person që shet drogë i siguron vota, do ti thotë 100 herë faleminderit, madje do ta ftojë dhe të pinë një kafe bashkë.

Kujtojmë se Halit Valteri hyri në Kuvend pasi opozita dogji mandatet e deputetëve.

Halit Valteri: Para se të vija në emision më mori dikush. Nuk e njoh fare. Përshëndetje i nderuar! Rri në “Ali Dem”, sinqerisht hë…

Alfred Lela: Do të të jap ca vota…

Halit Valteri: Po mor po! Ai mund të jetë kriminel, mund të merret me drogë. Ai mund të bëjë çfarë të dojë në këtë jetë por ai nuk e ndan drogën me mua. As nuk më ka shit drogë mua. Ai po më bëri vota, i them 100 herë faleminderit. Mund të jetë çfarë të dojë në këtë botë. Unë i thashë faleminderit, do të të kontaktoj nesër të pimë një kafe. Unë nuk i kërkoj dëshminë e penalitetit në kafe atij robit tani…

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...