Ish-këshilltari i PD-së nxjerr prapaskenat e forta: “Një marrëveshje paszgjedhore mes Ramës dhe Bashës?”

259

Po shtohen zërat se pas zgjedhjeve të 25 prillit Rama dhe Basha mund të kenë një bashkëpunim, një marrëveshje apo bashkëqeverisje.

- PUBLICITET -

Këtyre zërave i ka shtuar edhe më shumë zë ish-këshilltari i Partisë Demokratike i cili bën një deklaratë të gjatë ku thekson se kjo gjë nuk mund të përjashtohet. Edvin Kulluri tha se kësaj çështjeje i trembet edhe Ilir Meta. Ja postimi i plotë i tij:

Presidenti Meta dje ne interviste per Ylli Rakipin ka shfaqur bashke me besimin per “fitore te opozites”, edhe dyshimin se Basha mund te bashkohet ne nje qeveri te perbashket me Edi Ramen! Kjo nuk ka te beje vetem me precedentin e qeverise se perkohshme te 2017, por me dyshimin konstant te sjelljes se vijueshme te Bashes ne dem te opozitarizmit. Ky dyshim nuk eshte shfaqur vetem nga Meta por dhe shume zera te tjere brenda PD po per te njejtat arsye.

Per rrjedhoje nje humbje tjeter ne zgjedhje ne 25 prill, per Bashen do te ishte “prova e fundit” apo “prova e zjarrit” ne drejtimit te opozites.

Personalisht kam menduar dhe vijoj te mendoj se fatkeqesisht, opozita per shkak te sjelljes se Bashes dhe ekipit te tij e kane thuajse te pamundur te fitojne mbi Rilindjen. Dhe polemikat per listat e kandidateve per depute jane prova e fundit se pazaret personale, servilizmi, hipokrizia dhe mediokriteti jane fjalet kyce te udheheqjes se Bashes! Qe nga rasti i Halim Kosoves e Gurakuqit, zhvillimet ne PD Vlore, Korce, deklaratat kritike te nenkryetarit te FRPD, mosangazhimi i personave kyc ne Lezhe apo deklaratave te perfaqesuesve te te persekutuarve, jane disa raste konfliktesh te bera tashme publike. Me kete klime mosbesimi dhe rezultatit katastrofik te 2017 dhe disa sondazhe qe tregojne pjesemarrje te ulet ne zgjedhje c’ka penalizon opoziten, gjasat per nje fitore te opozites jane te uleta dhe mundesia per levizje per largimin e Bashes dhe bashkepunetoreve te tij te ngushte ne 26 prill eshte teper e larte!

- PUBLICITET -