Çfarë do të ndodhë me PS nëse nuk fiton zgjedhjet? Edi Rama jep përgjigjen që…

Kryeministri Edi Rama u pyet mbrëmjen e djeshme nga gazetari Sokol Balla se ç’do të ndodhë nëse PS i fiton zgjedhjet por ai nuk e merr mandatin e deputetit në Vlorë dhe Durrës.

Rama ka zgjedhur t’i përgjigjet pyetjes me batuta, pasi është shprehur se kjo ka mundësi të ndodhë aq sa ka mundësi që në 25 prill Dash Shehi të lërë rakinë dhe Vangjel Dule të bëhet çam.

Balla: Çfarë ndodh nëse PS i fiton zgjedhjet por ju nuk e merrni mandatin e deputetit?

Rama: Kjo është njësoj si të thuash ti se çfarë ndodh sikur në 25 prill Dash Shehi lë rakinë, Vangjel Dule bëhet çam, Shpëtim Idrizi bëhet grek, Mesila Doda bëhet motoja e Urdhrit “Nënë Tereza”, Agron Duka kalon nga rritës pulash te zbutës elefantësh. Po ndodhën këto mund të ndodhë edhe kjo tjetra.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...