Artan Hoxha tregon qytetin më të rrezikshëm në Shqipëri: Atje mjafton të ulesh në kafe dhe merr vesh gjithçka

342

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se qyteti më i rrezikshëm në Shqipëri është Vlora.

- PUBLICITET -

I ftuar në emisionin e Olsi Bylykut “Roped with Olsi”, ai ka bërë një rrëfim si kurrë më parë duke treguar gjithçka nga fillimet në gazetari dhe deri te vështirësitë.

Ndër të tjera, Hoxha u shpreh se fillimisht kur investigonte mendonte se qyteti me nivel më të lartë te ngjarjeve te renda është Shkodra, por e ka pasur gabim.

“Qyteti më i rrezikshëm për nivelin me te larte, sidomos të zhdukjes së kufomave ngelet Vlora. Ja kanë kaluar Shkodrës, për shumë kohë unë mendoja se ishte Shkodra për shkak të karakterit që kishin, por në Vlorë nuk e di o vëlla. Aty edhe kur do të marrësh vesh diçka nuk lodhesh, ulu në kafe dhe i dëgjon rreth e rrotull. Veç kur shikon ngjarjen e fundit në televizor. Më vjen keq se është qyteti me resurset më të mëdhaja turistike të Shqipërisë. Ka një të mirë se çdo që kanë e kanë me njëri-tjetrin dhe jo me jabanxhinjtë, me të ardhur në qytet.l.k/abcnews.al

- PUBLICITET -