Zotohet Basha: Rrisim me 5% pensionet çdo vit, 20 mijë lekë në muaj bonus për pensionistët

161

Kryetari i Partisw Demokratike, Lulzim Bashaka vizituar ditën e sotme një çift të moshuarish në Kavajë.

- PUBLICITET -

Gjatë bashkëbisedimit me ta, Basha iu premtoi atyre se kur të vijë në pushtet pas datës 25 prill, do të rrisë pensionet me 5% çdo vit. Ai vijoi më tej duke thënë se çdo muaj do të ketë bonus 20 mijë lekë të vjetra për të gjithë pensionistët.

“Këto 8 vite pensionet janë rritur më pakë se ç’janë rritur çmimet prandaj thonë janë rritur më pak se norma e inflacionit. Ne do ti rrisim minimalisht sa dyfishi i normës së inflacionit por jo më pak se 5%. Ndërsa për pandeminë, që ditën e parë do të vëmë në efekt atë paketën që ja propozuam këtyre dhe këta nuk e bënë se e kanë mendjen me ja dhënë lekët oligarkëve dhe inceneratorëve që çdo pensionistë do marrin nga 20 mijë lekë në muaj të paktën për këto shpenzimet e pandemisë jo higjienizuese për duart jo maska jo diçka tjetër,”- u shpreh ai.

- PUBLICITET -