Zi për Monika Kryemadhin/ Ndërron jetë njeriu shumë i afërt i saj në moshë të re…

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, shkruan një mesazh të ndjerë për ndarjen nga jeta një prej eksponentëve të kësaj partie, që prej fillimit të saj.

Eno Laco, është ndarë nga jeta në moshë të re pasi nuk e ka fituar dot betejën me një sëmundje të rëndë, nga e cila vuante prej kohësh. Kryemadhi shkruan se bashkëshortja dhe fëmijët e tij nuk do të jenë kurrë vetëm.

Shënimi i Monika Kryemadhit: Mona si je? Fëmijet si janë? Unë kam ardhur dhe më ke deri në fund të fushatës.

Ky ishte mesazhi yt para 30 ditësh, kur më the se ishe kthyer nga Gjermania. Por dje, të gjithë u ndalëm, nuk folëm, shtangëm, sepse ti ike dhe na le përgjithmonë. Nuk duam të të përcjellim, të duam për vete, të duam këtu me ne. Por ti zgjodhe të ikësh sepse parajsa është më e mirë sesa kjo botë këtu e padrejtë.

Eno, ti ike dhe le vetëm Mirën me fëmijët, por të premtoj se ata nuk do të jenë kurrë vetëm, ne do jemi aty për ta gjithmonë. Të duam Eno jonë, do na mungosh me shakatë e tua.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...