Lefter Koka “godet” LSI-në: Po shuheni, në 25 prill çerdhja juaj do të mbyllet

Deputeti Lefter Koka i është përgjigjur LSI-së pas akuzave që bëri në drejtim të tij se ka përfituar 3.3 milionë euro nga incineratori i Elbasanit.

Koka, që kandidon në Durrës me PS-në për një tjetër mandat, pas largimit nga LSI-ja, e cilëson forcën e drejtuar nga Monika Kryemadhi, si çerdhe që do të mbyllet në 25 prill.

“Kohë e humbur të merresh me ju. Baltosja është e vetmja çfarë ju dini të bëni dhe habitem si vonuat kaq shumë! Por 2 fjalë në respekt të bashkëqytetarëve të mi po i them.

Ju lindët si parti inati e mllefi dhe po këto po ju shuajnë. Ndër vite treguat se jo vetëm nuk patët program apo vizion, por jeni partia e një grusht njerëzish të etur për pushtet, etje, para. Të mbarsur me mllef ndaj më të mirëve, ndaj çdokujt që ka ditur t’ja dalë vetë.

Ju besoni te intriga dhe te shpifja! Kulti juaj është mosmirënjohja dhe E Keqja mishërohet veç te ju! Ju e dini dhe më njohët mirë, mua nuk më shqetësoni ! Në 25 Prill çerdhja juaj mbyllet!” shkruan ai

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...