KU ISHTE SHKODRA E VJETER

Ne kohen e Ilireve qyteti shtrihej krejtesisht ne pjesen jugore te kodres se kalase Rozafa dhe pjeserisht ne rrafshin e kesaj kodre.
Pas pushtimit te Shkodres nga Roma me 168 para eres sone (p.K.) ajo mbetet gjithnje qender e nje njesie qe percaktuan vete romaket ne nje territor ne veri e ne jug te Shkodres.

Edhe ne kohen romake qyteti i Shkodres shtrihej pjeserisht ne rrafshin e kodres se kalase dhe pergjithsisht ne pjesen jugore te kesaj kodre.

Ne mesjete qyteti ruajti trojet e mepareshme, por me qe rritej gjithnje ai shtrihej ne fushe ne lagjen qe edhe sot quhet “Tabake”, fusha te xhamia e Plumbit ne fushen ne mes vendit ku bashkohej Kiri me Bunen ne pjesen jug-perendimore te keshtjelles dhe ne Bahçallek.
Me devijimin e Drinit ne drejtim te Shkodres (ne vitin 1858) per t’u derdhe ne Bune,permbytjet e lagjeve ne fushe prane kalase bene qe banoret te shperngulen mveshen kodres se kalase dhe kodres se Pashes (Kodrat e Tepes).

shkoder.info /
Nje pjese e banoreve te ardhur bashke me ushtrine turke si stalljere e kovaçe u vendosen ne kodren ne veri te kalase, pasi kishin afer edhe kullotat e kuajve ne fushe te Bunes edhe stallat e kuajve.
Keto banore me origjine nga Egjipti me vone u quajten “Magjype” dhe lagjia e tyre “Mahalla e Magjypve” ose “Mahalla”.
Fjala “magjype” eshte deformimi i fjales “egjypte”. Nuk qendron absolutisht idea se magjypte jane banoret e pare te Shkodres.Kete mendim e ka shfaqur mjerisht ne televizoret lokale,edhe ndonje intelektual.
Sipas historianit te mirenjohur Prof.Dr. S.Pulaha ne vitin 1485 Shkodra numeronte 80 banesa me kryefamiljare.Kuptohet eshte periudha pas eksodit masiv te popullsise.
Ne fillim te shekullit XVI numri dyfishohet,pra arrin ne 162 banesa dhe ne fund te ketij shekulli arrin ne 282 banesa.
Pas pushtimit otoman,veçanerisht pas ndertimit te ures se Bunes,formohet lagjia e quajtur Tejbuna,me vone formohet Tophana rreth viteve 1600-1610 e ashtequajtura “Mahalla e re”,qe sot nuk ekziston,pasi eshte ne fushe te Bunes gati perballe ish ndermarrjes se peshkimit,nje ishull i formuar mbi murnajat e kesaj lagje.
Ne fillim te shekullit XVIII u formua, me banore te ardhur kryesisht nga rrethinat e Mbishkodres, lagjia “Rus i madh”, e ne vitin 1711 ngrihet aty edhe xhamia e lagjes.
Xhamia e lagjes Ndocej daton e vitit 1729, çka tregon se lagjia ne fjale eshte ngritur para kesaj date. shkoder.info /
Gradualisht lagjia zgjerohet drejt veriut dhe ne mesin e shekullit XVIII, pikerisht ne vitin 1763 daton nje shtepi e madhe me çardak ne nje territor te ri, qe tani quhet lagjia “Dudas”dhe afer saj 2-3 shtepi shume te medha moshatare me te.
Nuk e besoj se e ka marre emrin nga nje fare Dodet qe paska ardhe i pari aty, sepse po te ishte ashtu do ta quanin lagjia “Dodas” dhe jo “Dudas” siç quhet.
Njekohesisht qyteti fillon e shtrihet ne drejtim te veriut dhe veri-lindjes se kryepazarit,duke formuar lagjet “Perash”,”Xhabije”, dhe “Sirdare”.Shtrirja e qytetit ne fushen ku eshte sot detyroi Valine qe te ngrinte nje sirdare (nje komande) sa me afer banoreve.Prandaj te gjitha shtepite prane kesaj komande u quajtun “Sirdare” e me vone lagjia “Sirdare”.Perderisa “Xhamia e kuqe” mban daten 1745 (Xhamia e kuqe ndodhet ne kthesen perballe shtatores se Isa Buletinit per te shkuar te Ura “Dervish Beg”) lagjia” Perash” eshte formuar perpara xhamise.
Domosdo qe lagjia “Perash i madh” eshte vazhdimi i “Perashit te vogel”, xhamia e te cilet,”Xhamia e bardhe” ishte ndertuar ne nje pjese te territorit qe eshte sot shkolla “Ali Laçej”, shume kohe para “Xhamise se kuqe”.
Qyteti i ri, ky qe eshte sot shtrihej ne tre drejtime:
a) Ne drejtim te Tophanes,Ndocej, Dudasit dhe Kirasit.
b) Ne drejtim te Xhabijeve, Parruce e Fushe-Çele.
c) Ne drejtim te Perashit, Arres se Madhe,Serreqit.
Kete e vertetojne tri rruget qe niseshin nga kryepazari e zgjateshin ne drejtimet e lartpermendura dhe anasjelltas.
Qyteti gjithnje zgjerohej ne qendren e re domethene ne veri e ne veri-lindje te kalase.
Sipas konsullit Austro-Hungarez ne Shkoder,Th. Ippen i cili shkruante ne fillim te shekullit XX se “… nga 150 vjet e ketej u formua ne fushe, ne veri-lindje te kalase, qyteti i ri (Shkodra)”. shkoder.info /
Thenie qe argumenton se Shkodra ku eshte sot , eshte formuar rreth 250-300 vjet me pare.
Nunri i banoreve ne qendren e re,domethene aty ku eshte sot, u rrit me shpejtesi si nga banoret e lagjeve te vjetra Tabak e Ajasem, Alibegaj, Qafe,etj dhe nga banore te ardhur nga fshatrat çka e deshmojne edhe mbiemrat qe kishin e qe i ruajne edhe sot si: Kraja, Berdiaca, Kopliku, Bushati, Mesi, Juabani, Dobraçi, Shllaku, Shoshi etj.
Ndikoi ne rritjen e popullimin e zones se re fakti se trualli ishte me i mundeshem per tu gjete dhe ishte me i lire.
Nje pjese e banoreve qe iu prishen shtepite nga topat e Hafiz Pashes me 1835 e shtepite qe u shemben thuajse ishin rreth 960, u shperngulen nga qyteti i vjeter per ne qendren e re. shkoder.info /
Kane ndikuar gjithashtu edhe termetet e viteve 1815, 1837, 1852 ne shpernguljen e banoreve nga qyteti vjeter per tek i riu.
Devijimi i Drinit,ne drejtim te shtatit te vjeter, pas vitit 1858, detyroi te shperngulen shume banore qe rrezikoheshin nga permbytjet e vazhdueshme.
Sipas kalendarit zyrtar turk (Salmane) me 1892, Shkodra kishte 14 lagje, pergjithsisht te ndara sipas besimit.Çdo lagje kishte nga nje qender te vogel, ku ishte xhamia ose kisha,furra e bukes e ndonje dyqan.
Rruget per kohen ishin te gjera dhe degezoheshin ne nje numer rrugicash te drejta ose me kthesa, por pa guxuar kush te prishte rregullin qofte edhe me 50 apo20 cm.
Sipas botimeve te ndryshme, kronikave, datave qe gjendeshin ne ndertesa te ndryshme, veçanarisht ato te kultit, menyra dhe planimetria e ndretesave dhe e rrugeve, mesojme se qyteti u shtri gradualisht nga kryepazari ne drejtimin qe eshte sot.
Keshtu ne nje drejtim me “Perashin” u formua “Vekshari”,”Draçini”, “Luguçesmja”,”Arra e madhe”, “Serreçi”,”Ballabanja” etj.Per shembull Kisha e madhe filloi te ndertohej ne vitin 1858 si nevoje e banoreve te atyre lagjeve gjithnje ne rritje per ndertese kulti,kuptohet se lagjet perrreth ishin formuar shume me heret.
Ne drejtimin veriore te Pazarit te vjeter vazhdoi shtrirja e qytetit ne lagjet”Sirdare”, “Vorret Koplikej”, “Xhabije”, “Baja e vogel” e me rralle: “Parruce”, “Fushe-Çele”,”Gjuhadol”, “Truma e dugajve te reja”,”Rusi katolik”kisha e te cilit daton ne vitin 1920, e tjere.
Ne drejtimin e “Tophanes” vazhdon me lagjen “Ndocej” xhamia e te ciles daton me 1729 te dy me “Garucin” qe si mbiemer ndeshet qe me 1738,”Dudasi” ne mesin e shekullit te XVIII, “Kirasi” gjithashtu dhe lagjia “Dergut” xhamia a te cilit daton ne vitin 1772.

Ngjitur me te formohet gradualisht lagjia “Rus i vogel” ku ndeshemi me dy xhami, e para ne veri-lindjes lagjes e vitit 1725-1730, e dyta xhamia “Begas” e vitit 1750, qe ndodhej afer nderteses se teatrit “Migjeni”. Kjo tregon se lagjia erdhi duke u shtrire nga veriu drejt jugut. shkoder.info /

Pas formimit te lagjes “Zdrale” dhe “Parruce” rreth viteve 1770-1780, qyteti i ri merr nje fare pamje qe do te ishte si baze e qytetit te sotem.

Ulja nga kalaja e administrates turke ne vitin 1865, shenon thuajse edhe fundin e qendres se vjeter te Shkodres.
Pas ketij momenti qyteti i ri filloi te rritej me shpejtesi duke theksuar ndarjen e qendres zejtare-tregtare nga ajo e banuar e duke e zbehur gradualisht rendesine e pazarit te vjeter.

Si berthame kjo lagje pati nje territor te vjeter afer xhamise se vjeter e gradualisht “Parruca”, si lagje vazhdoi te rritej me shpejtesi.
Shperngulja e administrates turke nga kalaja, ne lagjen “Parruce” ne kompleksin administrativ ku ka mbetur ne kembe vetem ndertesa e gjimnazit dhe e Prefektures, ndikoi shume ne rritjen e zhvillimin e kesaj lagje.

Si lagje “Parruca ” perfshinte territorin qe kufizohej me lagjet:”Perash”, “Baja e vogel”, “Xhabije”, “Garuc”, “Zdrale”, “Fushe Çele”, “28 Nentori”.

E favorizuar nga qenia ne te e administrates shteterore, ajo pati mundesi te zgjerohet e ti shtroje rruget e sheshin, te ndriçohet me shpejt e me shume se lagjet e tjera.Sheshi i saj u be qendra e qendrimit te karrocave qe transportonin pasagjere nga lagjet e tjere e veçanarisht ne Pazar te vjeter.Te gjitha keto bene qe ne “Parruce” te ngrihen dyqane relativisht te medhenj, e me vetrina.
Ne vitin 1815 nje i huaj shkruante per “Parrucen” “…. megjithese lagje e re, ne “Parruce”, jane ndertuar dyqane te bukura si ne Europe.”
“Parruca” krahasuar me lagjet e tjera dhe me qytetet e tjera u zhvillua aq shume sa kur dikush mendonte te bente diçka te bukur thoshte:”Do ta bej Parruce”.Kjo shprehje perdoret edhe ne Tirane edhe ne Kukes etj. Kur dikush e kishte ndriçuar mire ambjentin i thonin “E paske ba Parruce”.
Ne “Parruce”,perveç institucioneve kishte dyqane per te gjitha llojet e sherbimeve , kishte furra buke, klube, restorante, etj dhe shkollen shume te njohur me emrin “Shkolla e Parruces”.

Marre nga Libri Shkodra Bastion i qyteterimit Shqiptar
Autori: Agim Parruca
Shtypur ne shtypshkronjen “ILAR”, Tirane 2001

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...