Topalli: Lista e Bashës listë mesnate që garanton humbjen

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli deklaroi në një intervistë për PolitikOn në RTV Ora ish-deputetja e se lista e Bashës është një listë e mesnatës dhe garanton humbjen e PD-së.

“Kam thënë vazhdimisht që është lista e mesnatës, pa transparencë, është lista e rezervave të treta. Është lista që i garanton kryetarit të ruajtjes së karriges edhe pas humbjes së 25 prillit. Deputetë që kërkojnë ruajtjen e karriges së deputetit edhe pse u braktisën mandatet.

Nuk futen në përballje dhe në gare dhe do të kemi rezultatet e vitit 2017. Është një listë që rikonfirmon se komisioni ishte një farë dhe e gjitha është një teatër. Ky është dështimi i radhës i kryetarit të partisë.

Hiç 2-3 emra, nga gjithë emrat që duhen përcjellë, kjo nuk është një listë e re, por e mbyllur. Shumë emra kanë qenë më parë në pozicione më parë. Emra i vetëm që nderoj është ai i Flutura Açkës, por 1 në 200 emra është shumë pak”-deklaroi Topalli.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...