Spahiu i bën ‘presion’ gazetares me largim, Vasili nuk duron dot dhe i …

1076

Krahasimet që bëri ditën e sotme kryeministri Edi Rama mes emrave të listave të tij dhe të opozitës, me pak ironi për kundërshtarët, ka sjellë debat tek politika në vend.

Në studion e emisionit “Open” Gjekmarkaj tha se kjo që po bën Rama është diçka e shëmtuar dhe sipas tij që nuk i ka hije një kryeministri.

Në momentin që Spahiut i erdhi radha për të folur, ai u nxeh dhe kërkoi të braktisë emisionin, ndërkohë që edhe moderatorja Vasili ia ka kthyer “me të njëjtën monedhë”.

Gjekmarkaj: Kjo që po bën Rama është e papranueshme, është e shëmtuar. Pse duhet të merret me pamjen e jashtme, me bukurinë. Pse duhet ta kem unë detyrimin të jem më i bukur se sa kandidatja e PS në Lezhë, qytetarët nuk votojnë për bukurinë, por për punën dhe vlerat që mbart një kandidat.

Vasili: Dua të dëgjoj pak Spahiun, po Spahiu fol.

Spahiu: Ç’a bëhet kështu, kam gjysmë ore, po iki fare më mirë.

Vasili: Spahiu kujdes me deklaratat mos bëj presion se nuk jemi nga ata që trembemi.