“Njeri në panik” E quajti ‘Gridare’, Duma i përgjigjet Ramës: Është për…

344

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, konkretisht në Kavajë, Grida Duma ka zgjedhur ti përgjigjet kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit sulmoi personalisht të gjithë emrat që janë në listën e opozitës për zgjedhjet e 25 prillit.

- PUBLICITET -

Me anë të një videoje në terren ku ndodhet për fushatën elektorale, ajo u shpreh se Rama është në panik dhe nuk i ka ngelur asgjë tjetër, vetëm sulmet.

REAGIMI I PLOTE

Pas 8 vitesh dështime. Pas 8 vitesh që Shqipëria ka mbetur në vendnumëro me Ramën,
Të gjithë shqiptarët e dinë tashmë se ata që kanë dështuar për 8 vite nuk do të kenë sukses edhe nëse u jepen 4 vite të tjera. Sot të gjithë ne pamë një njeri në panik.
Një njeri që s’ka asgjë për të ofruar veç sulmeve. Është për të të ardhur keq. Së bashku ne do të sjellim ndryshim për Shqipërinë. Një ndryshim për të cilin kanë mevojë të gjithë qytetarët shqiptarë. Ndryshimi që na nevojitet pas 8 vitesh gjatë cilave Shqipëria ka ngecur në të gjitha fushat. Së bashku do të sjellim ndryshim dhe Shqipëria do të fitojë.

- PUBLICITET -