Lajmi i mirë për shqiptarët në Itali/ Nënshkruhet marrëveshja e rëndësishme, ja çfarë ndodh me patentat

Një lajm i mirë vjen për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Itali.

Mësohet se ditë e nesërme do të nënshkruhet marrëveshja e rëndësishme për njohjen e lejeve të drejtimit në shtetin fqinj.

Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama, i cili ka lajmëruar se nesër kryediplomatja Olta Xhaçka zyrtarizon në Romë marrëveshjen, duke mos i kursyer falenderimet ndaj ministrit Luigi di Maio. Më pas, kreu i qeverisë shtoi se tanimë në fokus të palëve është puna për arritjen e një marrëveshjeje për pensionet e shqiptarëve që jetojnë në Itali.

“LAJM I MIRË- Nesër ministrja Olta Xhaçka zyrtarizon në Romë marrëveshjen për lejet e drejtimit të shqiptarëve në Itali. Më në fund! Faleminderit Luigi di Maio dhe faleminderit të gjithëve që punuan me durim për të arritur këtë marrëveshje. Tani ecim para për marrëveshjen për pensionet e shqiptarëve në Itali, që qytetarët shembullorë të nderojnë miqësinë vëllazërore mes Italisë dhe Shqipërisë, duke punuar fort dhe kontribuar për ekonominë italiane për shumë vite,”-shkruan Rama.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...