E bujshme, deputeti tregon çfarë po ndodh në zyrat e PS-së: “Mjerane, ata po shpërndajnë…”

Alfrad Rushaj ka bërë një deklaratë të papritur që shkon për Partinë Socialiste. Ai ka publikuar foto dhe zbulon për herë të parë për publikun se çfarë po ndodh në zyrtat e tyre në prag zgjedhjesh.

Me anë tëë një postimi në rrjetet sociale, drejtori i fushatës së Partisë Demokratike tha se PS-ja nëpërmjet zyrave të saj po i shpërndajnë njerëzve ndihma ekonomike.

Ai theksoi se është shumë e trishtë se qytetarët që janë në mjerim të mblidhen pranë zyrave të tyre për disa pako ushqimesh. Sipas tij, PS-ja po shpërndan lëmoshë për të vjelur votat e popullit.

Postimi i drejtorit të fushatës së PD-së, Alfred Rushaj:

Ervin Bushati, nga dëshpërimi, shpërndan lëmoshë për socialistët në nevojë të cilët ndihmën ekonomike duhet ta marrin nga njësitë administrative dhe jo zyrat e PS-së.

Është mjerane të shohësh se si shqiptarët e varfër sa s’ka mblidhen rreth zyrës së PS-së në njësinë 8 për një trastë me miell, oriz, makarona e vaj. Kaq vlen një votë e lypur nga rilindasit?!

Pamjet tregojnë qartazi paaftësinë dhe korrupsionin e funksionarëve socialistë që në vënd të shpalosin programin për njerëzit në nevojë e tërë shqiptarët, shpërndajnë ushqime që s’dalin as për një ditë.

Kjo është fytyra e humbjes, fytyra e Rilindjes. Shqipëria fiton me Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën kryeministër.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...