Kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi ka reaguar në lidhje me kandidimin e profesoreshë Najada Çomos dhe të inxhinieres Luljeta Bozo në listat e Partisë Socialiste.
- PUBLICITET -
Në “Radar Informativ” ai thotë se të dyja zonjat e nderuara i dhimbsen, pasi kishin një emër të mirë në publikun shqiptar por që tashmë nuk e kanë më.
“Më dhimbsen, kishin një emër të mirë dhe nuk e kanë më. Mënyra se si sillen në raport me politikën, i largohen nga ajo që kanë patur. Një inxhiniere që hyn në politikë pa reflektuar mbi politikën. Doja ta pyes: Çfarë mendon për kryeministrin që thotë jam krenare. Unë mendoj që është hajdut. Mendoj se është një njeri që për 8 vite e ka larguar rininë nëpër botë. A e ka bërë ndonjëherë këtë pyetje zonja Bozo”, tha Shehi.
- PUBLICITET -