Basha i vendosur: Nëse s’mbajmë premtimet, nuk kërkoj mandat të dytë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, në një deklarata për mediat, deklaroi se nëse Partia Demokratike, e cila do të vijë në qeveri pas zgjedhjeve të 25 prillit, nëse nuk mban premtimet nuk do të kërkojë mandat të dytë.

“Rama nuk shkel dot nga mendjet e njerëzve keq-menaxhiimin e pandemisë, abuzimin me paratë e tyre. Një grusht njerëzish nuk duan që të vijë ndryshimi. Rama dhe integrimi janë në konflikt me njëri-tjetrin. Integrim do të thotë normalitet dhe jo hajdut e kriminel në parlament e në qeveri. Më 25 prill ekipi fitues do presë nyjën gordiane, duke larguar Edi Ramën.

Damiian Gjiknuri e Olta Xhaçka me shokë janë në listë. Asgjë nuk ndryshon gjithsesi pa larguar Ramën. Ne kemi program për ndryshimin e pritshëm. Ekipi ynë do jetë fitues më 25 prill. Nëse nuk mbajmë premtimet tona, unë nuk kërkoj mandat të dytë. Ne do u kthejmë institucionet qytetarëve”, tha Basha.

Sipas Bashës data 25 prill do jetë ndryshim i madh popullor dhe Rama do ikë nga qeverisje e vendit.

“Ne do ta bëjmë ndryshimin realitet. Pas 25 prillit, do të bëjmë reformë të vërtetë elektorale. Dua t’ju uroj kandidatëve të PD-së dhe të LSI-së një fushatë të mbarë. Unë dëgjoj kudo “Rama ik”. Ndryshimi do jetë i thellë. Të gjithë janë të qartë se pa largimin e Ramës nuk ka ndryshim. Papunësia ka arritur kulmin. Data 25 prill do jetë ndryshim i madh popullor. Rama risolli prapë kriminelët, me shpresën se do e ndihmojnë të kthejë Shqipërinë në pashallëk privat. ka më shumë pushtete pas Enver Hoxhës dhe rezultati është katastrofik”, u shpreh Basha./Opinion.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...