U largua nga Komiteti, Tritan Kalo: Pyesni ata që u duhet për 25 prillin, unë në korrik dal në pension

Mëngjesin e së enjtes që kaloi, më 4 mars, mjeku Tritan Kalo lajmëroi largimin nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Mjeku i njohur, me një karrierë të spikatur, u largua i lënduar nga ky angazhim. “Intervistoni ata që dinë të flasin me gjuhën e politikës… U duhet për 25 prillin… Unë zyrtarisht në 18 Korrik 2021 mbush moshën e pensionit”, kjo ishte përgjigja e doktorit Tritan Kalo, ndaj ftesës së emisionit “Vetting” për të shprehur mendimin e tij.

Vazhdimisht i pavlerësuar, me largimin e tij doktor Kalo tregoi neverinë që ndjen për politikën në Shqipëri, që ndërhyn në çdo aspekt përfshi edhe në atë komitet ekspertësh që quhej teknik, por në fund të fundit rezultoi të ishte tërësisht politik. Rezultoi të ishte shumë larg misionit për të cilin u ngrit më 31 janar 2020, menaxhimin e pandemisë së Covid-19.

Mëngjesin e 4 marsit, ndërkohë që doktor Kalo deklaroi dorëheqjen nga komiteti teknik, Najada Çomo, një prej drejtueseve më të rëndësishme të këtij komiteti, u shfaq në krah të kryeministrit Rama, i cili e ftoi publikisht të bëhej kandidate për deputete e PS-së./ Abcnews.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...