Taulant Balla vazhdon me thumbimet e ashpra për PD-në: “Ç’kërkojnë bashkë njëri sipër e tjetri poshtë Idrizi me Dulen”

135

Taulant Balla e ka nisur ditën me një deklaratë të fortë sa i përket listave të kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit të Partisë Demokratike.

- PUBLICITET -

Ai u shpreh se nuk e kupton përse disa kandidatë janë pjesë e kësaj liste pasi nuk do t’i sjellin atyre asgjë.

“Ç’kërkojnë bashkë njëri sipër e tjetri poshtë Idrizi me Dulen. Ç’kërkon Fatmir Mediu apo Dash Shehu në listën e PD, kë do të votojnë qytetarët demokratët. Bozo jepte shpresë me mesazhet e saj. Edhe pse në një moshë të tretë ajo ka tepër energji. Unë besoj se nuk ka rëndësi mosha për të pasur energji transformuese a besoni ju se mund të krahasoj një qytetar shqiptar Najada Çomon me Nard Ndokën apo Sali Berishën edhe Lul Basha brenda më këto. Unë jam shumë krenar për listën në Elbasanit. Kjo është një tallje që u bën demokratëve, e ka thënë Jozefina Topalli Luli është një njeri që gënjen dhe kur e pyet sa është ora!’- tha Balla.

- PUBLICITET -