Papritur nata u bë ditë, çfarë zbuluan shkencëtarët të nesërmen

312

Më shumë se 300 gram copëza meteoriti janë gjetur në dhe rreth qytetit anglez, Winchcombe, afër Cheltenham. Grimat mendohet të jetë të meteorit që të bënte dritë mbi Mbretërinë e Bashkuar më 28 shkurt.

- PUBLICITET -

Analiza e hershme sugjeron se meteoriti është një lloj i rrallë i shkëmbi hapësinor i njohur si kondriti karbonik, pjesë jashtëzakonisht e lashtë e mbetjeve ndërplanetare që i paraprijnë planetit tonë, thotë Ashley King në Muzeun e Historisë Natyrore në Londër, i cili ishte një nga anëtarët e ekipit që verifikoi dhe rikuperoi meteoritin.

“Ne i studiojmë ato për të mësuar sesi u formua sistemi ynë diellor dhe origjinën e planetëve të banueshme si Toka”, thotë ai.

Kanë kaluar 30 vjet që nga hera e fundit kur janë gjetur copëza meteoriti në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa ky është kondriti i parë karboni që po rikuperohet.

Materiali i brishtë është i errët në dukje. Kjo sepse është shumë i freskët dhe nuk është ekspozuar ndaj mjedisit tokësor. Sipas ekspertëve, të gjesh një meteorit kaq të freskët është një ngjarje që ndodh ndoshta njëherë në jetë.

Muzeu i Historisë Natyrore në Londër ka rreth 65,000 meteorite të njohur në Tokë./e.b-abcnews.al

 

- PUBLICITET -