“Nuk dua të jem në këtë pozicion” Rama paralajmëron dorëheqjen …

837

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë bashkëbisedimit sot me mediat tha se njëri prej kandidatëve për deputet të PS nuk donte të ishte në atë pozicion, duke paralajmëruar kështu dorëheqjen nga gara për 25 prillin.

- PUBLICITET -

“Kam dijeni të një rasti, vetëm një kandidati që ishte shumë i bindur që nuk duhet të ishte dhe thoshte që unë do bëj gjithçka, por nuk dua të jem në këtë pozicion.

I thashe kush nuk do s’ka problem.”, tha Rama gjatë fjalës së tij, por nuk preferoi të përmendte emrin e kandidatit.

Burime bëjnë me dije se ai është deputeti Alket Hyseni, që Partia Socialiste e ka renditur në vendin e 11 për qarkun e Vlorës.

- PUBLICITET -