I nxorri jashtë duke i tërhequr nga pantallonat/ Qeni shpëtoi familjen nga tërmeti

Qeni shpëtoi një familje nga tërmeti i fuqishëm që tronditi Greqinë një javë më parë dhe që u pasua nga pasgoditje të tjera duke shkaktuar edhe dëme të shumta.

Një familje e ndodhur në Trikala rrëfeu sesi disa sekonda para se të regjistrohej lëkundja e fortë sizmike, qeni kishte hyrë në shtëpi duke lehur.

Sipas kryefamiljarit, qeni e kishte kapur prej pantallonave duke e nxjerrë jashtë banesës. E sapo familja doli ndodhi lëkundja.

“Unë isha në shtëpi me gruan dhe një fëmijë. Dëgjojmë një lehje shumë të fortë nga qeni që zakonisht është i qetë.

Qeni hyri brenda dhe na nxori nga pantallonat për të dalë. Sapo dolëm, shtëpia filloi të dridhej”,- u shpreh 59-vjeçari.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...